E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePacolli reagon pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit: Dikur më...

Pacolli reagon pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit: Dikur më quanin servil – vetëm se zgjidhja krizat politike

Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime nga spektri politik, përfshirë edhe ish-presidentin dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Tentimi i 26-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka dështuar sërish, çka po vlerësohet si një krizë serioze institucionale.

Pacolli e ka quajtur këtë situatë “poshtërsi politike”, duke kritikuar ata që, sipas tij, po e vënë interesin personal mbi interesin e vendit.

“Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike, pa marrë parasysh se kush ishin partitë apo partnerët. E bëja për Kosovën, sepse e dija se çdo bllokadë politike e dëmton vendin”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, kreu i AKR-së i ka bërë një kritikë të ashpër qasjes së liderëve aktualë karshi bllokadës politike.

“A e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet? Kur e përdor postin publik për interesa personale, për inate, për hesape politike dhe jo për të përfaqësuar qytetarët që ua dhanë votën?”, ka theksuar ai.

“Sa poshtë bie politika kur e përbuz hapur besimin e qytetarit. Kur karrigia bëhet më e rëndësishme se vendi. Kur e shkel dinjitetin e institucioneve vetëm për t’i bërë qejfin vetes ose liderit të partisë. Sa turp, sa dështim!”, ka shtuar Pacolli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT