Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë eliminoi Aston Villan.
Por, heroi i klubit parisien pasdyshim ishte mbrojtësi, Ëillian Pacho, shrkuan Indeksonline
Pacho bllokoi mrekullisht goditjen e mbrojtësit, Iaan Maatsenit, në sekondat e fundit të ndeshjes, po të shënonte, takimi do shkonte në vazhdime.
Maatsen goditi topin me vollej dhe ishte duke shkuar në rrjetë, madje edhe portieri Donnarumma ishte i mposhtur, por më pas Pacho e bllokoi me trup.
Kujtojmë që PSG-ja tani e pret ndeshjen Real Madrid – Arsenal, për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales./Indeksonline/
Willian Pacho.
Fin de la transmission. pic.twitter.com/NwoY1gHaG5
— 𝐌. (@Mehdinho_10) April 15, 2025