Opinionisti Rrahman Paçarizi, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Glauk Konjufca ka marrë shumë vota pasi nuk ka qenë pjesë e qeverisjes e as e aferave korruptive.
âLVV është zvogëluar për rreth 20% të votës së vet. Pse? Për shkak të qeverisjes. Glauk Konjufca nuk ka qenë pjesë e qeverisjes e as aferave korruptive. Atij nuk i është matur performanca në këtë mënyrë siç u është matur të tjerëveâ, tha Paçarizi.
Ndërkaq, ai ka përmendur edhe ministret Nagavci, Hajdari e Rizvanolli, të cilat nuk kanë performuar mirë në këto zgjedhje.
âShikoni ku është Arbërie Nagavci, i ka vetëm 21 mijë vota, apo 240 mijë vota më pak se Konjufca, 110 mijë vota më pak se Faton Peci. Pra Arbërie Nagavci, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, kanë qenë ministre që nuk janë vlerësuar që kanë performuar mirëâ.
Por, thotë se votat e Donika Gëvallës, në një masë edhe të Faton Pecit, janë të subvencionuara prej partisë.
âXhelal Sveçla është bartësi i suksesit të perceptuar të VV-së në veri, ka qenë njëfarë Zelensky i veshur me duksa. Donika Gërvalla është aktivizuar artificialisht. Unë mendoj që votat e Donika Gëvallës, në një masë edhe të Faton Pecit, janë të subvencionuara prej partisë. Partia i ka fryrë në mënyrë që të qesin Guxo-n si partner real, që nuk është hiç partner, por e kanë qitë si të tillëâ, u shpreh Paçarizi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>