Opinionisti Rrahman Paçarizi në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhorë në Klan Kosova tha se nëse Lista Guxo kandidon pa Lëvizjen Vetëvendosje, nuk e kalon as pragun.
Sipas Paçarizit, në vitin 2019, LDK është dëmtuar pasi e ka “përqafuar” diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër tjerash, Paçarizi tha se përpjekje më të sinqerta, Kurti ka bërë në komunën e Podujevës, pasi siç thotë ai, për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, është e rëndësishme ta shtyp LDK-në.
“Me shtyp LDK-në, për zotin Kurti është me rëndësi të përfitoj elektorat, aty ku e ka hek vegëzën. Do të thotë, qysh e ka marrë mrena një pjesë të LDK-së, për Listën Guxo, e cila nëse e provon vetën në zgjedhje pa LVV, nuk e kalon pragun, nuk e ka asnjë gjasë ta kalojë pragun”, tha Paçarizi.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Paçarizi: Nëse Lista Guxo garon pa VV-në, nuk e kalon pragun (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.