Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se në kryeqytet është një garë cilësore për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai në “Rubikon” në Klan Kosova tha se disa prej kandidatëve, sipas tij rrezikojnë që të shkojnë në balotazh.
“Në Prishtinë është një garë cilësore, janë të paktën tre kandidatë shumë të fuqishëm të cilët marrin hise dhe secili prej tyre rrezikon të shkojë në balotazh. Në Prishtinë është lufta për balotazhin”.
“LDK-ja dhe Vetëvendosje janë parti të fuqishme në Prishtinë, kanë shumë electoral, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka fituar shumë terren, duke iu falënderuar fushatës së kaluar lokale të zotit Ismaili. Zoti Ismali nuk ka ndryshuar shumë, që flet për një person që ka vizion të qartë”, tha Paçarizi.
Duke përmendur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për Prishtinën, Paçarizi deklaroi se Hajrulla Çeko rrezikohet nga përzierja e Albin Kurtit.
“ Ka pasë paraqitje por nuk kanë qenë konkrete, unë mendoj se do të ec përpara, do t’i prezantojë projektet, mendoj se me dijen dhe përgatitjen teorike që ka mund të ec përpara, por e ka rrezik përzierjen e Albin Kurtit”.
“Zoti Kurti e ka udhëhequr fushatën lokale në çdo komunë të Kosovës në zgjedhjet e kaluara me një enerjgi të jashtëzakonshme por ka prodhuar kundërefekt, sepse njerëzit nuk duan me parë Albin Kurtin, e kanë votuar Albin Kurtin për me qenë kryeministër, por jo me qenë edhe kryetar komune”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.
The post Paçarizi: Në Prishtinë është lufta për balotazh, Çeko rrezikon përzierjen nga Kurti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.