Opinionisti Rrahman Paçarizi, në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se, nëse Albin Kurti është aq zemërgjerë dhe propozon një kandidat për president, opozita do të fitojë vetëm një “gjumë të thellë dhe katërvjeçar”.
Ai shtoi se duhet të dihet qartë nëse Murat Jashari ose Bekim Jashari janë kandidatë për president, duke theksuar se presidenti nuk është një “kinder surprise” për t’u emocionuar.
“Çka fiton Opozita, nëse Kurti është kaq zemërgjerë dhe iu thotë që propozon një kandidat. E fitojnë një gjumë të thellë dhe të gjatë opozitar, katërvjeçar. Partitë politike në opozitë nuk përfitojnë kurgjo”.
“Neve janë t’u na mbajt fshehur secilin opsion, ne detyrohemi me porgoju njerëz që nuk janë fare opsione. Ne duhet me ditë, a është Murat Jashari, Bekim Jashari kandidat për president. Presidenti nuk është kinder surprize, e me u ekzaltu me thanë “ëoë”.
Paçarizi vuri në dukje se lënia jashtë e Vjosa Osmanit si kandidate ose kandidimi i saj për të mos u zgjedhur nuk i konvenon Kurtit.
“Mbetja jasht e Vjosa Osmanit, si kandidate, ose kandidimi i saj për mosme zgjedh, dhe shkuarja në zgjedhje, nuk i konvenon Kurtit.
Ndiqeni videon për më shumë:


