Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur që 26 vjet pas luftës ta rikthejë në diskursin publik dhe në jetën e qytetarëve Serbinë.
Çollaku u shpreh se zgjedhjet lokale nëpër secilën komunë janë të ndërlidhura me urat e ndërtuara në Mitrovicë, targat e veturave në Zubin Potok e çështje të tjera që kanë lidhje me veriun.
“Pra, na ka sjell Serbinë këmbëkryq në Kosovë dhe tash e 5-6 vjet ne flasim vetëm për Serbinë. Në Kosovë është faktorizuar Lista Serbe aq shumë. Lista Serbe është një parti politike që me politika të mençura ka mund të relativizohej, por përkundrazi është faktorizuar”.
“Veriu i Kosovës ka hy në diskursin tonë të përditshëm dhe s’ka natë në debatet tona në secilin televizion që nuk flitet për Listën Serbe, nuk flitet për sovranitetin. Ne ende s’po besojmë që jemi shtet sovran dhe i pavarur. Është rikthyer ai inferioriteti ndaj Serbisë”, tha Çollaku në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se është harruar zhvillimi ekonomik në krejt Kosovën, janë harruar reformat në arsim e shëndetësi, teksa sipas tij, njerëzit po ushqehen për “gjoja shtrirjen e sovranitetit në veri”.
“E kemi harruar zhvillimin ekonomik në krejt Kosovën, i kemi harruar reformat në arsim, shëndetësi, njerëzit po jetojnë keq por po ushqehen për gjoja shtrirjen e sovranitetit në veri dhe këto janë ato manovrat terminologjike të Kurtit që i ka bërë që nga koha kur ka qenë në opozitë”, tha ai.
The post Paçarizi: Ende s’po besojmë që jemi shtet sovran, është rikthyer inferioriteti ndaj Serbisë appeared first on Klan Kosova.