E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pa-dokumente-pa-shtet-jeta-ne-margjina-e-grave-shqiptare-ne-zubin-potok/Pa dokumente, pa shtet: Jeta në margjina e grave shqiptare në Zubin...

https://klankosova.tv/pa-dokumente-pa-shtet-jeta-ne-margjina-e-grave-shqiptare-ne-zubin-potok/Pa dokumente, pa shtet: Jeta në margjina e grave shqiptare në Zubin Potok – Klan Kosova

Me gjithë këtë angazhim, veprim dhe kontribut për të martuar vajzat shkodrane me serbë të Kosovës, këto gra sot janë krejtësisht pa përkrahje institucionale.

Si bashkëshorte të qytetarëve të Kosovës, që prej vitesh jetojnë në territorin e saj, ato ende nuk posedojnë asnjë dokument identifikimi që i njeh si banore të rregullta të vendit. Pa leje qëndrimi, pa dokumente personale dhe pa regjistrim zyrtar, ato mbesin të padukshme për shtetin – të përjashtuara nga çdo e drejtë qytetare, sociale apo ekonomike që mund të ofrohet nga institucionet e Kosovës.

File Bishevac, tregon se ka vetëm letërnjoftimin e Serbisë, por jo edhe të Kosovës.

Gazetarja: Kur je martu je pajisë me dokumente, leje qëndrimi?

Jo, jo. Tash e kam marrë letrën e Serbisë, të Kosovës nuk e kam.

Gazetarja: Kur ke apliku për leje qëndrimi, apo nuk ke apliku fare?

“Diçka kam pas problem me djalë të madh kur më ka lindë, me këmbët i ka pas përmbrenda edhe kam shnoshë djalin, nuk kam pas mundësi me shku me i bë dokumentet, as të Serbisë, të Kosovës i kam lypë por më kanë thënë, masi të ka vdekë burri, nuk e përfiton dokumentin. Nuk e di pse, në Prishtinë, kam shku direkt në Prishtinë”, rrëfehet Filja.

Ndërsa Dukate Gjukiq tregon se vetëm ajo nuk ka dokumente të Kosovës, burri dhe fëmijët po.

“Po kam pytë në Qabër, duhet me ardhë një ligj tjetër për ju të Shqipnisë, e si të na jep të drejtë Prishtina, ju njoftojmë. Prit e prit kërkush nuk na ka marrë në telefon a me na thanë kur me nxjerrë kartën a. Nuk kam as një letër të Kosovës, vetëm se kam vu kunorë, më kurrë, fëmija i kanë letrat e Kosovës, kanë pasaportat e Kosovës, ky ka kartën e Kosovës, unë s’kam sen”, thotë Dukatja.

Edhe Diella Koshani, tregon se ka vetëm letërnjoftimin e Serbisë.

Kam letërnjoftim të Serbisë. Veç të Serbisë, të Kosovës nuk e kam akoma.

Gazetarja: Pse s’ke apliku?

“Skam pas mundësi njëherë për njëherë. Se fëmijët e vegjël e hajt tash e hajt pare, e kemi lanë e s’e kemi ba. Tash jam kanë në Shkodër, tash vonë, më thanë me kthy këtë letër në shqiptare e me i vu atë vulën apostile e mandej me po pasaportën e Shqipërisë, e kam pasaportën por më është djegë, pa afat”.

Gazetarja: Pasaportë të Kosovës nuk ke?

Jo.

Gazetarja: As letërnjoftim?

“Jo, kam kartën e Serbisë që më duhet me kalu me shku te robët. Më pengon por s’kam letra, s’kam letra sa më duhen, shumë gjana, shumë gra kanë shku në Prishtinë, duhet ajo e ajo, e kurrësesi s’kanë mujt me u lidhë me ato letra si duhen”, rrëfehet Diella.

Gordana Mihajloviq, Drejtore e Shëndetësisë në Komunën e Zubin Potokut, ka thënë për emisionin MAT në Klan Kosova se vetëm në Komunën ku ajo jeton dhe punon janë rreth 50 gra shqiptare të martuara me serbë.

“Nëse më pyesni si kemi kuptuar për to, po, ato janë fqinjët tona pasi ka një numër të konsiderueshëm të grave nga Shqipëria që janë martuar këtu, e të cilat nuk mund ta zgjidhin çështjen e dokumentacionit, në këtë rast të letërnjoftimit…”

“Nëse flasim për numrin e grave nga Shqipëria që janë martuar në Zubin Potok, mund të themi se janë rreth 50. Këto martesa kanë filluar pas luftës dhe po vazhdojnë tash e 20-22 vite. Pra, të jetoni 22 vjet dhe mos të merrni nënshtetësinë”, tregon Mihajloviq për emisionin MAT në Klan Kosova.

Gratë shqiptare, deri tani, nuk kanë nisur fare procedurat për t’u identifikuar si banore në komunën e Zubin Potokut.

“Nuk kam pas mundësi me shku në Prishtinë”, tregon Dukate Gjukiq, “këtu në Qabër kam shku 2-3 herë, më kanë thënë nuk bën për pa dalë ligj i ri i Kosovës që për ju shqiptaret që jeni të martume knena, duhet me ua dhanë 10-vjeçare p.sh., se unë kam vu kurorë në Serbi, kam ba tre fëmijë, jam kah jetoj në Serbi e jam e ktuhit tash, si me të thanë”.

Por, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka tjetër sqarim për këtë situatë të krijuar.

“Këtu ka ekzistu deri më tani, të ndikuar kryesisht prej propagandës, kryesisht të Serbisë, se ‘këtu është pjesë e Serbisë’ e ku ta di unë, dhe natyrisht kjo pjesë e këtyre banorëve pak a shumë nuk janë në dijeni dhe s’kanë informacione se duhet të jetosh me rregulla ligjore aty ku jeton”.

“Fatkeqësisht, jo 50 po tash me marrë në numër të banorëve mundet me qenë qindra, sepse tash këto secila kanë bë fëmijë, fëmijët e tyre nuk janë të rregulluar me dokumentet e duhura, këtu tash menjëherë nisin problemet”, deklaroi Zeqiri për emisionin MAT në Klan Kosova.

Mungesa e dokumenteve të Kosovës ua ka pamundësuar jetesën normale këtyre grave dhe familjeve të tyre, tregon Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim Rajonal në Veri.

“Në një takim me kryetarin e komunës së Zubin Potokut, zotëri Izmir Zeqiri, kanë tregu problematikën që kanë me dokumentet e udhëtimit për banorët që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës”.

“Një problem i cili u diskutua aty ishte edhe gratë shqiptare nga Shqipëria të martuara në komunën e Zubin Potokut. Ishte interesant sepse deri në atë moment nuk e kisha ditur – për 10 vite që punoj këtu nuk e kisha ditur që në Kosovë, sidomos në pjesën veriore ku është shumicë serbe, ka gra që janë të martuara nga Shqipëria. Kështu që me iniciativën tonë, organizuam një trajnim. Fillimisht ishte trajnim për ligjin e punës, mbrojtjen e punëtorëve në bazë të ligjit, por në atë takim që u mbajt vitin e kaluar, ishin prezente rreth 80 gra, prej tyre rreth 50 gra me nënshtetësi shqiptare të Shqipërisë të martuara me serb”.

“Ishte interesant sepse nga pamja, u befasuam sepse ishin shumë të varfra dhe të papunësuara. Kemi pa që jetojnë nëpër zona rurale ku mund të themi se edhe uji i pijshëm nuk ishte në shtëpitë e tyre”, rrëfen Duli për emisionin MAT në Klan Kosova. /Klankosova.tv

The post Pa dokumente, pa shtet: Jeta në margjina e grave shqiptare në Zubin Potok appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT