Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin për mos-certifikimin e dy partive politike serbe të Kosovës, duke theksuar se një proces gjithëpërfshirës zgjedhor është thelbësor për marrëdhëniet e ardhshme mes Kosovës dhe BE-së.
Në një reagim, BE tha se “është për keqardhje qëndrimi i Vetëvendosjes gjatë procesit të certifikimit” dhe kërkoi që partitë që i plotësojnë kriteret ligjore të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur të ushtrojnë mandatin e tyre në të gjithë Kosovën, raporton Klankosova.tv.
Po ashtu, BE bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të sigurojnë një proces certifikimi në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe parimet e shtetit të së drejtës.
“Çdo përjashtim i aktorëve politikë bie ndesh me parimin themelor të pjesëmarrjes demokratike kuptimplotë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagimin e BE-së, duke shtuar se do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën.
The post Mos-certifikimi i Listës Serbe, BE: Qëndrimi i LVV-së, për keqardhje appeared first on Klan Kosova.