Ilaçi i njohur për dobësim, Ozempic, po shqyrtohet për efektet e tij anësore të mundshme që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin, sipas ekspertëve mjekësorë.
Mjeket kanë paralajmëruar se përdorimi i këtij ilaçi, i cili promovon rënien e shpejtë të peshës, mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në trup.
Sipas tyre, humbja e shpejtë e peshës mund të çojë në plakjen e fytyrës dhe në hollimin e kockave, duke rritur rrezikun për fraktura dhe dobësim të sistemit skeletor.
Përveç kësaj, përdorimi i Ozempic është lidhur edhe me një rritje të qelizave kanceroze, çka nxit shqetësime për rreziqe më afatgjata për shëndetin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


