E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeOVL – UÇK në Prizren me thirrje: Bashkohuni në protestë (VIDEO)

OVL – UÇK në Prizren me thirrje: Bashkohuni në protestë (VIDEO)

Organizata e Veteranëve të Luftës në Prizren u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në Prishtinë, e cila do të nisë në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas thirrjes së bërë nga dega e OVL-UÇK-së në këtë komunë, organizimi për udhëtim do të bëhet me autobusë, ndërsa qytetarët që kanë mundësi, janë ftuar të bashkohen edhe me mjetet e tyre personale, raporton gazetari korrespondent, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Pjesëmarrjen në protestë e ka mbështetur edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka bërë thirrje për përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

 

 

 

The post OVL – UÇK në Prizren me thirrje: Bashkohuni në protestë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT