Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e Komunës së Istogut me rastin e Ditës së Dëshmorëve të këtij qyteti.
Në njoftim, OVL-UÇK ka theksuar se me respekt dhe përulje nderon të rënët që shërbyen nën Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.
Ata kanë vlerësuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i shtetit të Kosovës dhe udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


