Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK: Dorëzimi i materialeve pas mbylljes së së gjykimit, tjetër padrejtësi nga...

OVL-UÇK: Dorëzimi i materialeve pas mbylljes së së gjykimit, tjetër padrejtësi nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale që i lejon Zyrës së Prokurorit të Specializuar dorëzimin e materialeve pas mbylljes së rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK-së, ky vendim përbën një goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë.

“Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato ‘njoftime’ e jo ‘prova’, përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces. Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tonë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm,” thuhet në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT