Gratë e vajzat e Kosovës kontribuuan në luftën e UÇK-së, madje edhe në vijën e frontit.
Por asnjë grua nuk është zgjedhur në kryesi të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndërsa pjesëmarrja e tyre mbetet e kufizuar për shkak të rregulloreve dhe mungesës së interesimit ligjor.
Veteranet premtojnë angazhim më të madh në të ardhmen për të ruajtur kontributin dhe vlerat e luftës.


