Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas vandalizimit të një posteri të Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi – në komunën e Bujanocit, ku një person i maskuar ka kryer aktin, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë të publikuar nga OVL e UÇK-së, ky veprim është cilësuar si një “skandal i rëndë dhe sulm i qëllimshëm ndaj kujtesës kombëtare dhe sakrificës për liri”. Organizata thekson se aktet e tilla dëshmojnë ekzistencën e strukturave që mohojnë realitetin e lirisë dhe shqetësohen nga lavdia e dëshmorëve shqiptarë.
“Ky veprim është tregues i qartë se ende ka struktura që nuk e pranojnë realitetin e lirisë dhe që ndihen të shqetësuara nga lavdia e Dëshmorëve tanë,” thuhet në reagim.
OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që institucionet ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.
“Heshtja në këso raste nxit përsëritjen e veprimeve të tilla dhe dëmton përpjekjet për paqe dhe bashkëjetesë në rajon”, përfundon reagimi i tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);