Sunday, March 22, 2026
spot_img
HomeLajmeOso Bujupaj, 10-vjeçari që befason me aftësitë në tenis (VIDEO)

Oso Bujupaj, 10-vjeçari që befason me aftësitë në tenis (VIDEO)

Sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, i ftuar ishte 10-vjeçari Oso Bujupaj, një talent i ri në tenis.

I apasionuar pas këtij sporti që në fëmijëri të hershme, ai ka arritur të zhvillojë aftësitë e tij përmes përkushtimit dhe ushtrimeve të vazhdueshme.

Sipas tij, tenisi është sporti që e tërheq më së shumti dhe që e ushtron me shumë dëshirë.

Ai ka nisur të merret me këtë aktivitet që në moshë të vogël dhe që atëherë nuk është ndalur.

“Sporti im i preferuar është tenisi. E dua shumë. Pasioni ka filluar prej moshës rreth 5-vjeçare. Qe rreth 6 vjet jam duke luajtur tenis pa ndalur”, ka thënë Oso./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT