Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.
Gjatë takimit, Osmani e falënderoi ambasadoren për angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes.
Në komunikatë bëhet e ditur se presidentja poashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Në fund, Osmani i uroi ambasadores Jõesaar-Ruusalu suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme diplomatike.
The post Osmani vlerëson rolin e Estonisë në mbështetjen e integrimit euroatlantik të Kosovës appeared first on Klan Kosova.