E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani uron Kroacinë në Ditën e Shtetësisë: Miqësia jonë është e thellë...

Osmani uron Kroacinë në Ditën e Shtetësisë: Miqësia jonë është e thellë dhe e palëkundur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar popullin kroat me rastin e Ditës së Shtetësisë, duke theksuar lidhjet e forta që i bashkojnë të dyja vendet.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar miqësinë e gjatë mes Kosovës dhe Kroacisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në çdo etapë të zhvillimit të saj.

“Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe një angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe. Në çdo kapitull të udhëtimit tonë, Kroacia i ka qëndruar pranë Kosovës dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, ka shkruar Osmani.

Kreu i shtetit është shprehur optimiste edhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve:
“Jam e bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më shumë në vitet që vijnë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT