E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizOsmani uron 50-vjetorin e ASHAK-së: Akademia, themeli i dijes dhe identitetit tonë...

Osmani uron 50-vjetorin e ASHAK-së: Akademia, themeli i dijes dhe identitetit tonë kombëtar

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës shënoi 50-vjetorin e themelimit, një përvjetor jubilar që u përkujtua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, akademikë nga rajoni dhe Evropa.

Në fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi themeluesit dhe akademikët që kanë punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira, duke kontribuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe interesit kombëtar.


Ajo theksoi rolin e Akademisë në formimin politik, arsimor dhe kulturor të Kosovës, duke e lidhur shtetin me qendrat botërore të dijes dhe duke artikuluar idetë që kanë dhënë drejtim rrugës së vendit drejt një shoqërie moderne dhe të integruar.

Presidentja kujtoi figurat historike që kanë kontribuar në Akademi, përfshirë kryetarin e parë Esad Mekuli dhe akademikun Gazmend Zajmi, si dhe presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, duke nënvizuar se Akademia ka qenë gjithmonë vendi ku mendimi akademik dhe aspiratat kombëtare janë takuar për të ndërtuar shtetin dhe shoqërinë.

Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin ndërakademik me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duke e konsideruar si një investim strategjik për fuqizimin e dijes dhe shkencës në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ttuje shtoi se misionin e Akademisë në ruajtjen e kujtesës kolektive, dokumentimin e historisë dhe parandalimin e shtrembërimit të së vërtetës historike për krimet e kryera nga regjimi serb në Kosovë.

Osmani falënderoi të gjithë akademikët, me një vlerësim të veçantë për gratë e angazhuara, dhe uroi 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke e konsideruar këtë përvjetor si një dëshmi të fuqisë së dijes, kulturës dhe përkushtimit në formësimin e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT