Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka thënë se anëtarësimi në NATO është më i thjeshtë sesa i Ukrainës.
Ajo i dha argumentet e saj se pse Kosova duhet të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike.
Osmani tha se këtë do ta mund bënte të mundur presidenti amerikan, Donald Trump bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, njofton Klankosova.tv.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është aq kompleks sa anëtarësimi i Ukrainës Është më i thjeshtë se i Ukrainës në kuptimin që SHBA të thotë se kjo duhet të ndodhë sepse është aleati më i madh dhe më i fortë i NATO-s”, tha ajo para të pranishmëve.
E para e vendit foli edhe për sekretarin e NATO-s Mark Rutte, duke thënë se është shumë në sinkron me presidentin e SHBA-së dhe nëse kjo dyshe do që kjo të ndodhë ata mund t’i bindin pesë shtetet mosnjohëse.
Shefja e shtetit shtoi se më shumë përpjekje atyre do t’i duheshin me Spanjën, Rumaninë e Sllovakinë, ndërsa për Greqinë tha se s’ka qenë asnjëherë bllokuese në raport me Kosovën.
Ajo tha se anëtarësimi i Kosovës duhet të bëhet edhe për qëllime strategjike, por gjithashtu edhe nëse shihet nga perspektiva ekonomike.
“Ju do ta keni një anëtar tjetër që kontribuon. Një anëtar që menjëherë do të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të GDP-së. Dhe kjo mendoj që është në interes të të gjitha shteteve”, tha ndër të tjera presidentja Osmani./ Klankosova.tv.
The post Osmani: Trump e Rutte do ta bënin të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO appeared first on Klan Kosova.