E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani tregon çka foli me Trumpin: Rikonfirmova angazhimin për forcimin e aleancës...

Osmani tregon çka foli me Trumpin: Rikonfirmova angazhimin për forcimin e aleancës tonë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ishte nder për të që u takua në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se në emër të popullit të Kosovës e ka përgëzuar Trumpin për fitoren e tij.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të ShBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT