Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrja e detyrës si e para e shtetit pesë vite më parë nuk përbënte kulmin e karrierës së saj, por fillimin e saj.
Ajo bëri këto komente gjatë një organizimi për Javën e Gruas në Prishtinë, vetëm pak ditë para përfundimit të mandatit presidencial.
“Kur e mora detyrën, nuk e pashë si kulm, por si fillim. Pushtetin e mora si shërbim, jo privilegj”, u shpreh Osmani.
Sipas saj, gjatë këtij pesëvjeçari “janë forcuar institucionet dhe është rritur përfaqësimi i grave në jetën publike.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


