E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti: Nder secilit hero që dha...

Osmani te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti: Nder secilit hero që dha jetën për Kosovë

Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

E para shtetit i quajti lajmëtarë të lirisë dhe inspirues të brezave të UÇK-së. Osmani tha se puna me përkushtim ndaj shtetit, është nder për secilin hero që dha jetën për Kosovën.

“Nderojmë sot trimërinë dhe guximin e heroit, Zahir Pajaziti, i cili me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, u bënë lajmëtarët e lirisë sonë, të cilët jo vetëm dhanë jetën për lirinë e Kosovës por në të njëjtën kohë inspiruan edhe breza të tërë të UÇK-së që t’i bashkohen luftës sonë çlirimtare dhe të luftojnë për Kosovën, për popullin e saj, për lirinë e kësaj toke deri në çlirimin përfundimtar i cili erdhi në qershor të vitit 1999”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.

“Ideali për të cilën luftoi Zahir Pajaziti me shokë, duhet të na shërbejë sidomos në ditët e sotme, sepse liria e sovraniteti nuk janë të mirëqena, ato vazhdimisht duhet të mbrohen e të mirëmbahen, prandaj duke punuar çdo ditë me përkushtim ndaj shtetit tonë e ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, ne i bëjmë nderë secilit hero që e dha jetën për Kosovë, përfshirë edhe heroin Zahir Pajaziti”, u shpreh Osmani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498