Osmani takon Trumpin: Kosova gjithmonë në anën e SHBA-së, aty ku rreh zemra e lirisë sonë

Osmani takon Trumpin: Kosova gjithmonë në anën e SHBA-së, aty ku rreh zemra e lirisë sonë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me ShBA-në, transmeton klankosova.tv.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar e para e vendit.

The post Osmani takon Trumpin: Kosova gjithmonë në anën e SHBA-së, aty ku rreh zemra e lirisë sonë appeared first on Klan Kosova.