E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/osmani-takon-te-derguarin-norvegjez-per-ballkanin-perendimor-teme-zhvillimet-e-fundit-ne-kosove/Osmani takon të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor, temë zhvillimet e fundit...

https://klankosova.tv/osmani-takon-te-derguarin-norvegjez-per-ballkanin-perendimor-teme-zhvillimet-e-fundit-ne-kosove/Osmani takon të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor, temë zhvillimet e fundit në Kosovë – Klan Kosova

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Eirik Nestås Mathisen.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, njofton zyra për media e presidentes.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike”.

Osmani nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

 

The post Osmani takon të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor, temë zhvillimet e fundit në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT