E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani takon shefin e Zyrës së BE-së, flasin për çështjen e konstituimit...

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, flasin për çështjen e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi tha se në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian”.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

The post Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, flasin për çështjen e konstituimit të Kuvendit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT