Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.
Osmani ka shkruar se ky takim ishte “një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e rolit vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!