Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar atë për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo”.
“Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar tutje Osmani./Klankosova.tv
The post Osmani takon presidentin e Guineas, e falënderon për përkrahjen e tij ndaj Kosovës appeared first on Klan Kosova.