Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologen e saj bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, gjatë Samitit EPC, ku Kosova u përfaqësua nga Osmani.
Presidentja bjelloruse shprehu mirënjohjen për këtë takim, duke theksuar se “kosovarët e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri dhe dinjitet”.
“Diskutuam mbështetjen për gazetarët në mërgim që kundërshtojnë propagandën e regjimit dhe nisma të tjera për të ndihmuar bjellorusët”, shtoi Tsikhanouskaya.
Postimin e saj Osmani e ri-shpërndau, duke deklaruar se Kosova gjithmonë do ta mbështesë popullin e Bjellorusisë.
“Kosova do ta mbështesë gjithmonë popullin e Bjellorusisë në aspiratën e tyre për të jetuar në liri dhe dinjitet — pa shtypje dhe frikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët demokratikë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen”, shkroi Osmani në “X”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!