Osmani takon Prattipatin, flasin për funksionalizimin e institucioneve pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, raporton Gazeta Sinjali.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/