E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, flasin për sigurinë e...

Osmani takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, flasin për sigurinë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Në Facebook, Osmani njofton se me Ruge ka diskutuar për forcimin e sigurisë, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike për Kosovën.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar presidentja në Facebook, njofton KosovaPost.

Bashkë me presidenten, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

May be an image of 5 people and text

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT