Osmani takon menaxheren e re të Bankës Botërore për Kosovë, mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, znj. Carole Megevand.

Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi znj. Megevand për emërimin e saj në rolin e ri, duke i dëshiruar suksese gjatë mandatit në Kosovë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite. Ajo theksoi se ky kontribut ka ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, përmes investimeve në kapitalin njerëzor dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/