E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani takon de Riun, temë diskutimi konstituimi i institucioneve të reja

Osmani takon de Riun, temë diskutimi konstituimi i institucioneve të reja

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Në takim thuhet të jetë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”.

“Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, u tha në njoftimin e Presidencës. /Klankosova.tv

The post Osmani takon de Riun, temë diskutimi konstituimi i institucioneve të reja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498