Osmani takon ambasadorin gjerman: Do të veproj në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit, Osmani dhe ambasadori gjerman diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Ndër temat e trajtuara ishte edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Shefja e shtetit ka riafirmuar se “sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

“Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/