Osmani takohet me zyrtarin e lartë të DASH-it: Aleanca me SHBA-të është themel i sigurisë kombëtare

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me Shtetet e Bashkuara gjatë takimit të saj në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Osmani ka bërë të ditur se pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takua personalisht në New York me zyrtarin Hanrahan.

Ajo theksoi se aleanca me SHBA-të është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja shtoi se mbetet e përkushtuar të mbrojë dhe të forcojë këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/