Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në New York, ku kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha strategjike, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani e cilësoi partneritetin mes dy shteteve si një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit.
“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në New York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. 🇽🇰🇸🇳 Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, tha Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!