Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për funksionalizim të institucioneve

Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për funksionalizim të institucioneve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pritur sot të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati.

Në takim, siç thuhet, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”.

The post Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për funksionalizim të institucioneve appeared first on Klan Kosova.