Osmani takohet me kryeministrin e Bangladeshit, flasin për përpjekjet në skenën ndërkombëtare

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, ku kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Osmani, në këtë takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

“Ne takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në njoftimin e saj.

Ajo shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/