E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/osmani-takohet-me-ambasadorin-francez-guerot-diskutojne-per-zhvillimet-politike-ne-vend/Osmani takohet me ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për zhvillimet politike në vend...

https://klankosova.tv/osmani-takohet-me-ambasadorin-francez-guerot-diskutojne-per-zhvillimet-politike-ne-vend/Osmani takohet me ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për zhvillimet politike në vend – Klan Kosova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Osmani dhe Ambasadori Guerot folën siç u tha, edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Klankosova.tv.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës.

 

The post Osmani takohet me ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për zhvillimet politike në vend appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT