E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Salih GashiSinjali

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Salih GashiSinjali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta pas vdekjes së akademikut dhe ish-kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës, Salih Gashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesazhin e saj, Osmani e vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e Gashit në jetën publike dhe institucionale të vendit, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar dhe të respektuar.

“Profesor Gashi i përkiste brezit, i cili me përkushtim, dije dhe integritet ndërtoi ura në mes dijes dhe shoqërisë. Ai ishte kontribuues i përkushtuar në Universitetin e Prishtinës, figurë e respektuar në qarqet akademike dhe zë i urtë në jetën institucionale e publike të Kosovës”, tha Osmani.

“Kontributi i tij në arsim, shkencë dhe shoqëri do të mbetet përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vijnë”, u shpreh tutje ajo.

Në fund, Osmani ofroi mbështetjen e saj morale për familjen dhe të gjithë ata që ndanë rrugëtimin me akademikun Gashi: “Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, komunitetit akademik dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Salih Gashin!”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT