Osmani sërish thirrje partive politike: Lini anash dallimet

Osmani sërish thirrje partive politike: Lini anash dallimet

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, u bëri thirrje të gjithë partive politike për të bërë kompromis dhe për të arritur funksionalizimin  e Kuvendit.

Ajo thotë se është për të ardhur keq që populli i Kosovës nuk ka ende të funksionalizuara institucionet, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, mes partive politike ka mosbesim, dhe nuk kanë vullnet për të bashkëpunuar.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

E para e vendit shton se bota është trazuar, dhe Kosova nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.

“Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, thotë ndër të tjera ajo, lidhur me ngërçin politik të krijuar në vend.

The post Osmani sërish thirrje partive politike: Lini anash dallimet appeared first on Klan Kosova.