Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot një biznes prodhues në komunë, ku është njohur nga afër me sfidat e sektorit të përpunimit të ushqimeve.
Në diskutim me përfaqësuesit e biznesit, u theksua se rritja e kostove, sidomos e energjisë, po krijon vështirësi serioze për ruajtjen e konkurrueshmërisë dhe pranisë në treg.
Osmani theksoi se bizneset prodhuese janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se ato duhet të kenë përkrahje të veçantë nga institucionet lokale.
“Mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore,” u shpreh ai.
Duke folur për vizionin e tij, Osmani tha se Fushë Kosova duhet të ecë përtej sfidave aktuale, duke u shndërruar në një komunë që ofron kushte më të favorshme për prodhuesit dhe sipërmarrësit lokalë.