Osmani pret në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë

Osmani pret në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Carole Megevand.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e uroi Megevand për rolin e saj të ri, duke i uruar sukses përgjatë mandatit të saj, transmeton Klankosova.tv.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e Bankës Botërore të dhënë për Republikën e Kosovës ndër vite, kontribut i cili përpos që mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend, nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ndihmoi edhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

The post Osmani pret në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë appeared first on Klan Kosova.