Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Presidentja Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve po forcohet vazhdimisht.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë fuqizuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fortë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.
“Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore.”, thuhet në njoftim.
Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!