E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/osmani-pranon-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-tajlandes-ne-kosove/Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë...

https://klankosova.tv/osmani-pranon-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-tajlandes-ne-kosove/Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë – Klan Kosova

Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Phrommes Bhaholpolbhayuhasena.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, gjatë takimit Osmani i uroi mirëseardhje Bhaholpolbhayuhasena dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Tutje thuhet se ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Tajlandës, duke e cilësuar atë si një raport të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, transmeton Klankosova.tv.

Në komunikatën e lëshuar për media theksohet po ashtu se Bhaholpolbhayuhasena shprehi gatishmërinë për të punuar drejt thellimit të bashkëpunimit midis dy shteteve.

“Në takim, Presidentja rikujtoi vizitën e saj në Tajlandë në vitin 2022, në shënim të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si një moment kyç në thellimin e partneritetit mes dy vendeve. Ajo nënvizoi se vendimi i Tajlandës për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së shkëmbimeve ekonomike e kulturore midis shteteve, bizneseve dhe popujve tanë”.

“Në përmbyllje, Presidentja Osmani riafirmoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të avancuar më tej raportet dypalëshe me Mbretërinë e Tajlandës, në frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

The post Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT