E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e...

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar për takimin me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se është mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i tyre, dhe se aleatët amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.

“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

“Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

The post Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT