Osmani për Petrovcin: Me talentin dhe veprën e tij i dha artit dinjitet

news image

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani i ka përcjellë ngushëllime familjes Petrovci, për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

Presidentja ka thënë se me pikëllim të thellë pranuan lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci, për të cilin thotë se mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës kosovare.

“Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes Osmani për vdekjen e aktorit Petrovci.

Osmani, ka thënë se bashkëndien me familjen e aktorit tashmë të ndjerë, duke i inkurajuar ata që ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndiej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin”, thuhet tutje në telegramin e presidentes Vjosa Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/