E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë...

Osmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë për nder të Ditës Kombëtare të Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në organizimin e Ambasadës Zvicerane në Kosovë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Zvicër.

Në fjalën e saj, e para vendit tha se miqësia ndërmjet dy vendeve është e fortë dhe e formësuar nga vlerat e përbashkëta që ndajnë, transmeton Klankosova.tv.

“Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira, të formësuara nga solidariteti, besimi dhe vlerat e përbashkëta. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo”, tha Osmani.

E para e vendit shprehu kënaqësinë që u bashkua në aktivitetin e organizuar nga ambasada zvicerane, në Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani po ashtu tha se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë ndërmjet vete.

Ajo nuk la pa vlerësuar lartë edhe diasporën kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

The post Osmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT