E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin...

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se ka pasur të drejtë kur deklaroi se ka informacione të besueshme se Donald Trump kishte ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, së fundi.

Këtë e konfirmoi sot vetë presidenti amerikan, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Trump foli për luftërat që janë ndalur gjatë këtij mandati, ku ndër të tjera, thotë se është ndalur lufta mes Serbisë dhe Kosovës dhe se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio po punon shumë në këtë drejtim. Kjo do të thotë se po flitet për “së fundi” jo për vitin 2020, pasi Rubio nuk kishte qenë pjesë e ekipit të Trumpit në mandatin e tij të parë.

“Ndalëm luftën mes Kosovës dhe Serbisë,” tha sot Trump, duke listuar vendet ku sipas tij, ai ka luajtur një rol kyç në shmangien e luftërave.

Ndryshe, për deklaratën e Osmanit reagoi ish-emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili e ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump sërish thotë se e ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

 

The post Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT