E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeOsmani pas ujdisë historike Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më...

Osmani pas ujdisë historike Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo në një postim në X duke përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati  35 vjet.

Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

 

The post Osmani pas ujdisë historike Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT